Çfarë kuptojme me CMS?

Sistemi i menaxhimit te përmbajtjeve – CMS, e quajtur gjithashtu edhe si nje sistem i menaxhimit të webit (Web management system), është një softwere ose një grup i përshtatshëm i aplikacioneve dhe mjeteve që bejnë të mundur; organizimin, krijimi, redaktimin, rishikimin dhe publikimin e teksteve elketronike. Shumë nga sistemet e menaxhimit të përmbajtjeve në web ofrojnë një ndërfaqe grafike interaktive (Web-based GUI), për të bërë të mundur aksesimin e CMS online duke e përdorur direkt nga browseri. 

Gjithashtu një CMS e dizenjuar për publikimet në Web, mundeson opsione dhe vecori për të indeksuar dhe kërkuar dokumente dhe fjale kyçe specifike dhe metadata të ndryshme për motoret e kërkimit.

Protokolli i komunikimit për internetin TCP/IP.

protokollet tcp/ip

TCP/IP

TCP/IP tregon rregullin që kompjuterat duhet të ndjekin për të kominikuar me njëri-tjetrin përmes internetit.

Browser-i Juaj dhe Serveri perdor TCP/IP

Browser-at dhe Serverat perdorin TCP/IP per tu lidhur me Internetin.

Nje Browser perdor TCP/IP per te pasur aksesuar apo nderhyre ne nje server. Nje server perdor TCP/IP per te derguar HTML tek nje browser.


E-Maili juaj perdor TCP/IP

Programi juaj i e-mailit perdor TCP/IP per tu lidhur me Internetin dhe per te derguar dhe marre e-maile.

Adresa juaj e Internetit eshte TCP/IP

Adresa juaj e Internetit “80.78.64.188”  eshte nje pjese e protokollit TCP/IP (e njejta gje me domainin tuaj).


Hyrje ne TCP/IP

TCP/IP eshte protokolli ikomunikimit me Internetin.

Protokolli I Komunikimit te Kompjuterit

Protokolli I komunikimit te kompjuterit eshte nje pershkrim i rregullave qe kumpjuterat duhet te ndjekin per te kominikuar me njeri tjetrin.

Çfarë ështëTCP/IP?

TCP/IP eshte protokolli komunikues per komunikimin midis kompjuterave ne internet.

TCP/IP ose Transmission Control Protocol / Internet Protocol.

TCP/IP tregon se si paisjet elektronike (si kompjuterat) duhet te lidhen me internetin, dhe se sit e dhenat duhet te transmetohen midis tyre.

Ne Brendesi te TCP/IP

Ne brendesi te standartit TCP/IP gjenden nje llojshmeri protokollesh qe merren me komunikimin e te dhenave:

  • TCP (Transmission Control Protocol) komunikim midis aplikacioneve
  • UDP (User Datagram Protocol) komunikim i thjeshte midis aplikacioneve
  • IP (Internet Protocol) komunikim midis kompjuterave
  • ICMP (Internet Control Message Protocol) per statistikat e (errors) gabimeve
  • DHCP (Dynamic Host Configuration Protocol) per adresa dinamike

TCP Perdor nje Lidhje Fikse

TCP sherben per komunikimin midis aplikacioneve.

Ne qoftese nje aplikacion deshiron te komunikuoje me nje tjeter perms TCP, ai dergon nje kerkese komunikimi. Kjo kerkese duhet te dergohet ne nje adrese egzakte. Pas nje “Handshake”[1] midis dy aplikacioneve, TCP do te vendose nje “full-duplex” komunikimi midis dy aplikacioneve.

Komunikimi “Full-duplex”[2] do te merret me linjen e komunikimit midis dy kompjuterave derisa te mbyllet nga njeri nga aplikacionet.

UDP eshte shume i ngjashem me TCP, por me i thjeshte dhe me pak i besueshem.

IP eshte (Connection-Less) Protokoll Komunikimi

IP eshte komunikimi midis dy kompjuterave.

IP eshte nje “connection-less” protokoll komunikimi.

IP nuk merret me linjen komunikuese midis dy kompjuterve.

IP ul nevojen per linjat e networkut ose rrjetit.

Cdo linje mund te perdoret per komunikimin midis shume kompjuterave te ndryshem ne te njejten kohe.

Me IP, mesazhet (ose te dhenat e tjera) ndahen ne “paketa” te vogla dhe dergohen tek kompjuterat perms internetit.

IP eshte pergjegjese per “routing”[3] rutimin e cdo pakete ne destinacionin e duhur.

IP-te e Router-ave

Kur nje “pakete” IP dergohet nga nje kompjuter, arrin tek nje IP router-i.

Nje IP router eshte pergjegjes per “routing” routimin e paketave ne destinacionin e duhur, direkt ose me ane te nje routeri tjeter.

Rruga qe paketat duhet te ndjekin mund te jete e ndryshme nga paketat e tjera te te njejtit komunikim. Routeri eshte pergjegjes per adresimin e rregullt, kjo varet nga volume i trafikut, errors gabimet ne network rrjet, ose parametra te tjera.

Anologjia e Connection-Less

Komunikimi permes IP eshte njelloj si te dergosh nje leter te gjate te konvertuar ne nje numer te gjate te ndrare ne letra te vogla, secila gjen rrugen e saje per tek marresi.

TCP/IP

TCP/IP është TCP dhe IP që funksionojnë së bashku.

TCP kujdeset per komunikimin midis softwareve aplikative (psh browser juaj) dhe softwarit te networkut.

IP kujdeset per komunikiomin me kumpjuterat e tjere.

TCP eshte pergjegjes per ndarjen e te dhenave ne “paketa” IP perpara se ato te dergohen, dhe per (assembling)[4] mbledhjen e tyre perpra se ato te arrijne.

IP eshte pergjegjes per dergimin e paketave ne destinacionin e duhur.

Adresimi TCP/IP 

TCP/IP perdor 32 bits, ose kater numera midis 0 dhe 255, per tju adresuar nje kompjuteri.

 Adresimi IP

Cdo kompjuter duhet te kete nje adrese IP perpara se te lidhet me Internetin.

Cdo pakete IP duhet te kete nje adrese perpara se te dergohet tek nje kompjuter tjeter.

Kjo eshte nje IP address: 192.68.20.50

Kjo mund te jet e njejta IP address:  www.superalb.com

 Nje IP Adrese permban 4 numera.

Cdo kompjuter duhet te kete nje IP adrese unike.

Kjo mund te jete IP adresa e kompjuterit tuaj: 80.78.64.188

TCP/IP perdor kater numera per tju adresuar nje kompjuteri.Numerat jane gjithmone midis 0 dhe 255.

IP adresat shkruhen normalisht si kater numera te ndare nga nje pike, si psh:192.168.1.50.

32 Bits = 4 Bytes

Ne termat kompjuterik TCP/IP, perdor adresim 32bits. Nje byte eshte 8 bits. TCP/IP perdor 4 bytes.

Nje byte mund te permbajne 256 vlera te ndryshme:

00000000, 00000001, 00000010, 00000011, 00000100, 00000101, 00000110, 00000111, 00001000 …….and all the way up to 11111111.

Tani ju e dini se pse nje adrese TCP/IP eshte kater numera nga 0 deri 255.      

Domain Names

Nje emer eshte me i thjeshte te memorizohet sesa nje numer me 12 shifra.

Emrat e perdorura per adresasat TCP/IP quhen emrat domain.

w3schools.com eshte nje emer domaini.

Kur ju I adresoheni nje web site, si p.sh, http://www.w3schools.com, emeri perkthehet ne nje numer nga nje Domain Name Server (DNS).

Ne te gjithe boten, serverat e DNS-se jane te lidhur me internetin. Serverat DNS jane pergjegjes per perkthimin e (domain names) emrat e domaineve ne ato te adresave TCP/IP

Kur nje domain name i ri regjistrohet sebashku me adresen TCP/IP, serverat e DNS ne te gjith boten update-ohen me kete informacion.

 Protokollet TCP/IP 

TCP/IP eshte nje koleksion i madh protokollesh te ndryshme komunikimi.

Nje Familje protokollesh

TCP/IP eshte nje koleksion shume i madh protokollesh komunikimi te ndryshme qe bazohen ne dy protokollet origjinale TCP dhe IP.

TCP – Transmission Control Protocol

TCP perdoret per transmetimin e te dhenave nga nje aplikacion ne (network) rrjet.

TCP eshte pergjegjes per ndarjen e te dhenave ne paketa IP-sh perpara se ato te dergohen, dhe per mbledhjen dhe sistemimin e tyre kur ato te arrijne.

IP – Internet Protocol

IP kujdeset per komunikimin me kompjuterat midis njeri tjetrit.

IP eshte pergjegjese gjithashtu per dergimin dhe marrjen e paketave te informacionit apo te dhenave (data) permes Internetit.

HTTP – Hyper Text Transfer Protocol

HTTP kujdeset per komunikimin ndermjet web server dhe nje web browser.

HTTP perdoret per dergimin e kerkesave nga nje web client (ose browser) tek nje web server, ku ky i fundit kthen permbajtjen e faqeve (web pages) nga server tek klienti.

Siguria: HTTPS – (Secure HTTP)

HTTPS kujdeset per burimin e komunikimit midis nje web server dhe nje web browser.

HTTPS praktikisht permban transaksionet e kartave te kreditit dhe te dhena te tjera te “ndjeshme” qe duan siguri te larte ne shfrytezimin e tyre.

SSL – Secure Sockets Layer

Protokolli SSL perdoret (encryption) enkriptimin e te dhenave nga burimi i transmetimit.

SMTP – Simple Mail Transfer Protocol

SMTP perdoret per transmetimin e e-mails.

MIME – Multi-purpose Internet Mail Extensions

Protokolli MIME lejon SMTP qe te transmetoje faila multimedial qe perfshijne, zerin, audion, te dhena (data) binare (binary)[5] permes rrjetit TCP/IP.

IMAP – Internet Message Access Protocol

IMAP perdoret per ruajtjen, marrjen ose kthimin e e-maileve.

POP – Post Office Protocol

POP perdoret per downloadimin e-maileve per nje e-mail server ne nje kompjuter personal.

FTP – File Transfer Protocol

FTP kujdeset per transmetimin e failave ndermjet kompjuterave.

NTP – Network Time Protocol

NTP eshte sinkronizim i kohes (ores) midis kompjuterave.

DHCP – Dynamic Host Configuration Protocol

DHCP Perdoret per rregjistrimin (allocation)[6]  e adresave dinamike IP tek kompjuterat ne rrjet.

SNMP – Simple Network Management Protocol

SNMP perdoret per administrimin e rrjetit te kompjuterave.

LDAP – Lightweight Directory Access Protocol

LDAP perdoret per te mbledhur informacione perreth perdoruesve dhe adresave te e-mailit nga internet.

ICMP – Internet Control Message Protocol

ICMP kujdeset per pergjigjen kundrejt gabimeve ne rrjet.

ARP – Address Resolution Protocol

ARP perdoret nga IP per te gjetur adresen e hardwerit te kartes se rrjetit kompjuterik sipas adreses IP.

RARP – Reverse Address Resolution Protocol

RARP perdoret nga IP per te gjetur adres IP-n bazuar ne adresen e hardwerit te nje karte rrjeti kompjuterik.

BOOTP – Boot Protocol

BOOTP perdoret per te rindezur (booting) kompjuterat me ane te rrjetit.

PPTP – Point to Point Tunneling Protocol

PPTP perdoret per te ndertuar nje lidhje (tunnel) midis networks  rrjeteve private.

TCP/IP E-mail

E-mail eshte nje nder perdoruesit me te rendesishem te TCP/IP.

Ju Nuk…!

Kur ju shkruani nje email ju nuk perdorni TCP/IP. Por ju perdorni nje program emaili si psh: Lotus Notes, Microsoft Outlook ose Netscape Communicator.

Programi i e-mailit tuaj ben….!

Progrmi i juaj i emailit perdor protokolle TCP/IP te ndryshme:

  • Ai ju dergon juve emaile duke perdorur SMTP
  • Ai shkarkon emailet e juaja nga nje email server duke perdorur POP
  • Ai mund te lidhet me nje email server duke perdorur IMAP

SMTP – Simple Mail Transfer Protocol

Protokolli SMTP perdoret per transmetimin e e-maileve. SMTP kujdeset per dergimin e e-mailit tuaj tek nje kompjuter tjeter.

E-maili juaj dergohet normalisht tek nje email server (server SMTP), dhe me pas tek nje server tjeter dhe me ne fund ne destinacionin e tije.

SMTP mund te transmetoje vetem tekstin. Ai nuk mund te ransmetoje te dhena binare, sic jane: fotot, audiot, dhe videot.

SMTP perdore protokollin MIME per te derguar te dhena binare permes networkut TCP/IP. Protokolli MIME konverton te dhenat binare ne tekst te vetem.

POP – Post Office Protocol

Protokolli POP perdoret nga programet e e-maileve si (Microsoft Outlook) per te marre emaile nga nje server emailesh.

Ne qofte se programi i emailit tuaj perdor POP, te gjitha emailed tuaja downlodohen tek programi i emailit tuaj (quhet gjithashtu emaili i klientit), ne cdo moment ai lidhet me email serverin.

IMAP – Internet Message Access Protocol

Protokolli IMAP perdoret nga programet e emaileve si (Microsoft Outlook) sic perdoret dhe protokolli POP.

Ndryshimi kryesor midis protokollit IMAP dhe protokollit POP eshte qe protokolli IMAP nuk i shkarkon ose downlodon automatikisht emailet tuaja cdo here qe programi i juaj i emailit lidhet me serverin e emailit.

Protokolli IMAP ju lejon juve per te shikuar apo kontrolluar emailet tuaja tek server i emaileve perpara se ju ti shkarkoni ato. Me IMAP ju mund te zgjidhni te downlodoni mesazhet tuaja ose ti fshini ato. IMAP eshte shume i mire ne qoftese ju nevoitet te lidheni me email serverin tuaj ne per destinacione te ndryshme dhe i shkarkoni emailet kur ju nevoitet.


[1] Shkembim sinjalesh midis dy kompjuterave ose paisjeve te brendeshme kompjuterike qe sinjalizojne vendosjen e lidhjes se komunikimit midis tyre dhe qe kumunikimi eshte i mundur.

[2] Nje kanal transmetimi ose kumunikimi qe suporton komunikimin e njekoheshem e te dhenave ne dy drejtime.

[3] Shperndares “paketash” elektronike permes internetit.

[4] Mbledhja paketimi ose sistemimi i “paketave” informatike ne nje te vetem.

[5]Binary nenkupton kompozim e nje funksioni matematikore qe merr vetem dy argumete. Binary numeral system, sistemi numeric binare paraqet numerat qe perdorin vetem dy digits (0,1).

[6] Rregjistrimi i nje zone te caktuar te nje disku magnetik me instruksione dhe te dhena perkatese.

Çfarë kuptojmë me Hostim?

çfare kuptojmë me hostim

çfare kuptojmë me hostim

Pasi web-faqet dizenjohen dhe zhvillohen në një kompjuter të vetëm, ato duhen transferuar në një server ose host, keshtu që webi të jetë në dispozicion të botës së Internetit. Nje Host është thjeshte nje kompjuter ose server, qe ka shpejtësi të lartë në lidhje me Internetin. Sipas nevojave te atij qe deshiron te hap një web faqe, nje projekt hostimi mund te kushtoje kudo 10 deri 200$ në muaj. Ekzistojnë oferta të ndryshme hostimi të cilat varen nga tipi, sasia dhe popullariteti i web-faqes.

Tipet e ndryshme të hostimit të webit janë:

Hostim Free

Hostimi free (pa pagese) është një shërbim i cili u ofron përdoruesve mundesinë për të ruajtur web-faqet dhe shërbimet media në Internet pa as nje kosto. Duke mos paguar asnjë qinadrkë për këtë sherbim, disa nga ofruesit e sherbimit te hostit ju kerkojnë përdoruesve që të vënë reklamat ose linket në web-faqen e tyre.


Hostimi i ndare (Shared)

Zgjidhja me e mire për një web-site normal të një bisnesi të vogel, është hostimi i serverave që bëjnë share. Web site juaj eshte i vendosur në një nga web serverat shume te shpejte, kjo është ekuivalente sikur te marresh me qera një hapsire zyre. Nje pjese e caktuar e nderteses eshte e juaja, me emrin tuaj ne dere, dhe ju ja besoni sigurine, mirembajtien dhe procesin e menaxhimit menaxherit te nderteses. Kjo e gjitha quhet hostim i ndare “shared” sepse faqja juaj ka domainin e saje psh (www.faqjaime.com). Hostimi i ndare (shared) nuk ka reklama të detyrueshme siç eshte ajo e hostimit free, pra hapsira eshte e gjithe e juaja per tu perdorur sipas deshires.

Hostim i Dedikuar

I njohur gjithashtu si Serveri i Dedikuar. Ky tip hostimi lejon nje webmaster qe te marre me qera një server të tërë. Ky server nuk ndahet/share me ndonje tjeter. Është më fleksibel sesa hostimi i ndare/shared, ku nderkaq webmasterat kane kontroll te plote mbi serverin, duke perfshire zgjedhjen e sistemit operativ, hardwerin etjere. Megjithate administrimi mund të bëhet edhe nga kompanite e hostimit ne qoftëse kjo gjë është e kerkuar nga klienti. Hapsira e diskut – i referohet një sasie hapsire në hardiskun e web serverit.

Çfarë është DNS?

DNS

Çdo website ose web-server në internet ka IP-adresen e tije unike. Domain Name System (DNS) e perkthen domainin në numera-IP. Ne i perdorim emrimet e domaineve sepse është me e thjeshte për ti morizuar ato sesa numerat e IP-ve.

Si Funksionon DNS?

DNS është e organizuar në një pikë e cila është pika e nivelit më të lartë e quajtur rrenja DNS. Nën rrenjën ne gjejmë domainin e nivelit më të lartë ‘Top Level Domain’ (TLD) i emruar me prapashtesat ‘net’, ‘com’ dhe ‘org’ etj. Poshte   këtyre prapashtesave emruese të TLDs është niveli i dytë i emrimit të domaineve si psh. emertimi ‘google’ që është niveli i dyte i domainit poshte nivelit ‘com’.

Hierarkia

– Kategorizimi

Çdo nen domain mund të perdorë serverin e tije. Dhe nuk e ka te nevojshme të ruaj të gjithë informacionin në një server lokal.

– Shtese

Çdo domain kërkon emra të ndryshëm të serverave. Psh, rrenja e DNS ka 13 emera serverash dhe ‘com’ ka 7 të tillë të nivelit të lartë. Për të garantuar funksionimin e adresës ‘superalb.com’ kalohet nëpër emerat e serverave që në përdorim janë disa të tillë deri sa te arrihet tek serveri kryesore psh: Benelux. Nëqoftë se të gjithë emrat e serverave për një domain nuk funksionojne të gjithë domainet nuk do jenë më funksional në internet, dhe e-maili për këtë domain do të anashkalohen.

– Shenimi i adreses!

Emrat e serverave rregjistrohen në nivele të ndryshme të larta të domaineve. Psh, adresa e meposhteme e domainit është e ruajtur në server si numer IP.


superalb
.com  – 74.125.137.132

Çfarë kuptojmë me URL?

url

URL

HTML-URL (Uniform Resource Locators) lokalizuesi uniform i Burimit.

Një URL mund të kompozohet me fjalë, siç është “superalb.com” osë mund të jetë një adresë Protokolli Interneti (IP) si: 192.68.20.50. Shumë njerëz fusin emrin e website-it kur duan te navigojnë në internet, sepse emrat janë të thjeshte per t’u memorizuar.

URL

Kur klikojmë në një link në një faqe, etiketuesi <a> i kodit te webit HTML na drejton në adresën e përcaktuar në www (world wide web).Një URL përdoret për të adresuar një dokument (ose një të dhënë) në www.Një link adresë, si për shembull: http://superalb.com/cfare-kuptojme-me-url/ ndjek keto rregulla sintaksore të webit.

skema://host.domain:port/path/filename

Shpjegim:

skema– tregon tipin e sherbimit te internetit. Tipi me i zakonte eshte http

host – tregon ruajtjen e domainit, gjendja bazë për http është www

domain – tregon emrin e domainit në internet, si superalb.com

:port – tregon numrin e port-ës te host-it (numri i port-ës default për http eshte 80

path – tregon nje path (“rruge”) ne server (Nëqoftëse mungon dokumenti, ai është i ruajtur tek root-i ose rrënja e direktorisë së web site-it)

filename – tregon emrin e nje dokumenti/burimi

 

Skema

Inerpretimi i Shkurtimit

Per Cilat faqe do te perdoret skema

http

HyperText Transfer Protocol

Faqe te zakonshme fillojne me http://. Jo te enkriptuara (encrypted)

https

Secure HyperText Transfer Protocol

Faqe te sigurta. Te gjitha informacionet e ndryshueshme jane te enkripuara

ftp

File Transfer Protocol

Per download ose upload file ne nje website. E perdorshme per mirembajtjen e domainit

file

 

Nje fail ne kompjuterin tuaj

 

Kodimi Html URL

Kodimi Url konverton karakteret në një format që duhet të transmetohet nëpërmjet internetit.

URL

Url-ja mund të dergohet nëpërmjet internetit duke përdorur bashkësinë e karaktereve ASCII.Neqoftese URL ka karaktere jashtë bashkësisë ASCII,  ato duhen konvertuar në një format të vlefshëm ASCII. Kodimi URL I zevendeson karakteret ASCII me “%” duke u ndjekur nga dy karaktere apo “digits” hexadecimal. URL-t nuk permbajne hapsire ndermjet tyre. Kodimi Url e zevendeson hapsiren me shenjen “+”.