Disa rregulla për të zgjedhur emrin e duhur të adresës së internetit.

Për te zgjedhur emrin e duhur për adresën e internetit të faqes tuaj, ne ju listojmë disa këshilla si më poshtë.

 

1. Bëje të lehtë për t’u shkruar.

Të gjesh një emër adrese të lehtë për t’u shkruar, është i rëndësishëm për të patur sukses online. Nëse në vend të express, përdor xpress, njerëzit mund t’a kenë të vështirë për të t’a gjetur adresën.

 

2. Bëje të shkurtër.

Të gjesh një emër të shkurtër adrese, është shumë e rëndësishme. Sa më i shkurtër emri, aq me i lehtë është për t’u mbajtur mend.

 

3. Zgjidh 5-së fjalë kyçe.

Mendo 5-së fjalë kyçe për emrin që dëshiron t’i vendosësh adresës. Nga këto fjalë, nxirr një emër që mendon se i përshtatet më së miri qëllimit për të cilin ke krijuar faqen.

 

4. Shmang numrat dhe nënvizimet.

Numrat dhe nënvizimet e bëjnë më të vështirë t’a mbash mend adresën dhe mund të bëhen shkak për ngatërresë. Këshillohet të shmangen edhe numrat romakë.

 

5. Sigurohu që emri që ke zgjedhur nuk i përket ndonjë firme apo kompanie tjetër.

Të kesh si emër adrese, një emër të një kompanie tjetër, do të thotë të kopjosh. Nga kjo gjë ti rrezikon, jo vetëm të të heqin emrin nga adresa, por edhe të marrësh ndonjë gjobë të lartë, apo të të mbyllin adresën! Prandaj bëj kërkime në internet nëse emri që ti ke menduar, është aktiv në ndonjë adresë tjetër.

 

6. Zgjidh zgjerime të përshtatshme për emrin që ke menduar.

Zgjerimet janë sufikse, si psh: .com apo .net , në fund të adresave të webit. Ç’do zgjerim ka përdorimin e vet, prandaj sigurohu që zgjerimi që ke zgjedhur të përshtatet me llojin e faqes që ti ke në mendje të hapësh. .COM është më popullori, por këtu po të japim disa zgjerime të tjera sidhe si përdoren shpesh ato:

.co: është një shkurtim për kompani, komunitet apo tregti

.info : faqe informacioni

.net : faqet teknike, faqet me infrastrukturë të internetit

.org : organizata jo-komerciale dhe jo-fitimprurëse

.biz : biznes, përdorim komercial

.me : blogje, faqe personale

 

7. Mbro markën tënde.

Për të mbrojtur markën, është mirë të blesh disa zgjerime apo edhe emra që afrohen ndjeshëm me emrin e faqes tënde. Kjo bën të mundur që kur njerëzit të kërkojnë faqen tënde, në internet, të mos ju dalin emra faqesh të tjera, të ngjashëm me tëndin.

 

8. Vepro shpejt.

Ritmi i regjistrimit të emrave të faqeve, në internet, është mjaft i shpejtë. Sa më shumë pret, aq më shumë rritet mundësia që emrin, të cilin ti ke menduar, ta shohësh në internet (pasi dikush tjetër ka qenë më i shpejtë se ty).

Si të shkruajmë përmbajtje web-faqje të sukseshme?

Nje permbajtje e mire e nje web-faqje, tregon cilesi, seriozitet dhe besueshmeri tek vizitoret online. Ditet e sotme ka shume informacion neper web-faqet e ndryshme ku nga i cili kerkohet te jete sa me unik, i pershtatshem dhe i kohes. Permbajtja duhet te ngarkohet shume shpejt, te jete i paster (ne paraqitje), i lehte per tu lexuar, i lehte per tu kerkuar dhe e lehte per motoret e kerkimit per tu indeksuar apo radhitur.

Pikat e radhitura me poshte jane studiuar me kujdes ngastafi i Superalb.com, dhe janë një recet e dobishme për të pasur sukses ne shrimin e permbajtjeve. Kalimi i ketyre pikave nga teoria ne praktike kerkon vënien në përdorimi të disa aftësive si; gramatike e mire gjuhesore, evitimi i gabimeve ortografike, respektim i shenjave të pikësimit, rregull shkrimi, etj. 


Me poshte kemi renditur pikat më kyçe që nevoiten për të shkruar një permbajtje të mirë.

1) Bëjeni përmbajtjen tuaj interesante. Mos shfaqni vetem informacion apo fakte te thata. Bejeni ate te gjalle dhe zbavites brenda mundesive. Me ane te kesaje permbajtje ju po shisni aftesite, sherbimin ose produktin tauj. Perdorni humorin dhe behuni sa me shume terheqes. Vendoseni veten tuaj ne rolin e klientit qe viziton faqen tuaj dhe mundohuni te gjeni bindjet dhe deshirat e tije mbi produktin qe ju reklamoni.

2) Shkruani dhe siguroni informacione për gjera që ju njihni mirë. Ne artikullin tuaj ju duhet te shruani gjera qe ju njihni shume mire dhe se sigurimi i informacionit duhet te jete i besueshem.

3) Bëjeni përmbajtjen tuaj të shkurter, koncize dhe të këndshme. Paragrafi i pare i artikullit tuaj eshte vedimtare. Ju duet ta beni qe interesi i lexuesit te jete i njejte nga fillimi i artikullit deri ne fund te tije. Mos shtoni gjera qe i merzisin lexuesit dhe mos i lodhni ato me shume fjale jo konkrete. Mundohuni ta permbledhni iden e artikullit qe ai te jete i shkurter dhe shume domethenes.

4) Bëni që permbajtja juaj të ngarkohet shpejt në faqe. Bemi te pa munduren qe ngarkimi i artikullit ne faqe te jete sa me i shpejte. Ne qofte se ju pagunai nje webmaster per mirembajtjen e faqes tuaj, keshillojeni ate qe ta beje faqen tuaj sa me te shpejte dhe te lehte ne uplodim.

5) Bëni permbajtje që janë të ndara ne paragrafe dhe faqe të shkurtera. Njerezit jane me shume ne gjendje te klasifikojne informacion kur artikulli eshte i permbledhur dhe jo shum i gjate.

6) Mos perdorni imazhe për të zevendesuar tekstin. Imazhet duan shume te ngarkohen, nuk duken dhe shume mire, dhe motoret e kerkimit nuk do jene ne gjendje ta kerkojne ate.

7) Nenvizoni linqet e përdorura dhe siguroni të keni nënvizuar linqet e duhura të përfshira në një paragraf ose tekst. Ne qofte se ju nenvizoni tekst ne vend te linkut apo linku qe keni nenvizuar nuk eshte i sakte ose nuk funksionon, at’here lexuesi do te behet shume konfuz dhe do te humb vleren reale te artikullit tuaj. Kjo rrit mospelqimin e faqes tuaj.

8) Strukturoni tekstin. Perdorni kryetitujt e tekstit me të zeza, paragrafe te shkurtera, lista me pika te zeza, dhe tabela ne qoftese informacioni e kerkon kete gje. Per organizim me te mire te ideve tua ne teks, ndani artikullin ne nen tema. Nen tema e bejne qerat me te lehta ne klsifikim. Ne vend te trajtimit te tekstit te ngjitura dhe te pa ndare, mundohuni te shkruani ne paragrafe

9) Përdorni kryetituj në permbajtjen tuaj qe njerezit mund te kerkojne për të.  Motoret e kerkimit i konsiderojne kryetitujt titujt e faqes, tekstet e zeza qe permbajne dhe linqe, shume të rendesishme. Gjithashtu dhe fjalet perçize të seksionit të tekstit janë teper të rëndësishme.

10) Përdorni shumë linqe dhe perdorni fjale kyçe apo frazat si link për tekstin. Lidhni frazat apo fjalet kyce me faqet apo linqet qe keni ne posedim dhe qe doni ti nxjerrni ne pah. Kerkojuni faqeve te tjera mike qe te marrin linqe nga teksti i faqes tende dhe ti lidhin me faqet e tyre.