Disa rregulla për të zgjedhur emrin e duhur të adresës së internetit.

Për te zgjedhur emrin e duhur për adresën e internetit të faqes tuaj, ne ju listojmë disa këshilla si më poshtë.

 

1. Bëje të lehtë për t’u shkruar.

Të gjesh një emër adrese të lehtë për t’u shkruar, është i rëndësishëm për të patur sukses online. Nëse në vend të express, përdor xpress, njerëzit mund t’a kenë të vështirë për të t’a gjetur adresën.

 

2. Bëje të shkurtër.

Të gjesh një emër të shkurtër adrese, është shumë e rëndësishme. Sa më i shkurtër emri, aq me i lehtë është për t’u mbajtur mend.

 

3. Zgjidh 5-së fjalë kyçe.

Mendo 5-së fjalë kyçe për emrin që dëshiron t’i vendosësh adresës. Nga këto fjalë, nxirr një emër që mendon se i përshtatet më së miri qëllimit për të cilin ke krijuar faqen.

 

4. Shmang numrat dhe nënvizimet.

Numrat dhe nënvizimet e bëjnë më të vështirë t’a mbash mend adresën dhe mund të bëhen shkak për ngatërresë. Këshillohet të shmangen edhe numrat romakë.

 

5. Sigurohu që emri që ke zgjedhur nuk i përket ndonjë firme apo kompanie tjetër.

Të kesh si emër adrese, një emër të një kompanie tjetër, do të thotë të kopjosh. Nga kjo gjë ti rrezikon, jo vetëm të të heqin emrin nga adresa, por edhe të marrësh ndonjë gjobë të lartë, apo të të mbyllin adresën! Prandaj bëj kërkime në internet nëse emri që ti ke menduar, është aktiv në ndonjë adresë tjetër.

 

6. Zgjidh zgjerime të përshtatshme për emrin që ke menduar.

Zgjerimet janë sufikse, si psh: .com apo .net , në fund të adresave të webit. Ç’do zgjerim ka përdorimin e vet, prandaj sigurohu që zgjerimi që ke zgjedhur të përshtatet me llojin e faqes që ti ke në mendje të hapësh. .COM është më popullori, por këtu po të japim disa zgjerime të tjera sidhe si përdoren shpesh ato:

.co: është një shkurtim për kompani, komunitet apo tregti

.info : faqe informacioni

.net : faqet teknike, faqet me infrastrukturë të internetit

.org : organizata jo-komerciale dhe jo-fitimprurëse

.biz : biznes, përdorim komercial

.me : blogje, faqe personale

 

7. Mbro markën tënde.

Për të mbrojtur markën, është mirë të blesh disa zgjerime apo edhe emra që afrohen ndjeshëm me emrin e faqes tënde. Kjo bën të mundur që kur njerëzit të kërkojnë faqen tënde, në internet, të mos ju dalin emra faqesh të tjera, të ngjashëm me tëndin.

 

8. Vepro shpejt.

Ritmi i regjistrimit të emrave të faqeve, në internet, është mjaft i shpejtë. Sa më shumë pret, aq më shumë rritet mundësia që emrin, të cilin ti ke menduar, ta shohësh në internet (pasi dikush tjetër ka qenë më i shpejtë se ty).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four × two =