Çfarë kuptojmë me URL?

url

URL

HTML-URL (Uniform Resource Locators) lokalizuesi uniform i Burimit.

Një URL mund të kompozohet me fjalë, siç është “superalb.com” osë mund të jetë një adresë Protokolli Interneti (IP) si: 192.68.20.50. Shumë njerëz fusin emrin e website-it kur duan te navigojnë në internet, sepse emrat janë të thjeshte per t’u memorizuar.

URL

Kur klikojmë në një link në një faqe, etiketuesi <a> i kodit te webit HTML na drejton në adresën e përcaktuar në www (world wide web).Një URL përdoret për të adresuar një dokument (ose një të dhënë) në www.Një link adresë, si për shembull: http://superalb.com/cfare-kuptojme-me-url/ ndjek keto rregulla sintaksore të webit.

skema://host.domain:port/path/filename

Shpjegim:

skema– tregon tipin e sherbimit te internetit. Tipi me i zakonte eshte http

host – tregon ruajtjen e domainit, gjendja bazë për http është www

domain – tregon emrin e domainit në internet, si superalb.com

:port – tregon numrin e port-ës te host-it (numri i port-ës default për http eshte 80

path – tregon nje path (“rruge”) ne server (Nëqoftëse mungon dokumenti, ai është i ruajtur tek root-i ose rrënja e direktorisë së web site-it)

filename – tregon emrin e nje dokumenti/burimi

 

Skema

Inerpretimi i Shkurtimit

Per Cilat faqe do te perdoret skema

http

HyperText Transfer Protocol

Faqe te zakonshme fillojne me http://. Jo te enkriptuara (encrypted)

https

Secure HyperText Transfer Protocol

Faqe te sigurta. Te gjitha informacionet e ndryshueshme jane te enkripuara

ftp

File Transfer Protocol

Per download ose upload file ne nje website. E perdorshme per mirembajtjen e domainit

file

 

Nje fail ne kompjuterin tuaj

 

Kodimi Html URL

Kodimi Url konverton karakteret në një format që duhet të transmetohet nëpërmjet internetit.

URL

Url-ja mund të dergohet nëpërmjet internetit duke përdorur bashkësinë e karaktereve ASCII.Neqoftese URL ka karaktere jashtë bashkësisë ASCII,  ato duhen konvertuar në një format të vlefshëm ASCII. Kodimi URL I zevendeson karakteret ASCII me “%” duke u ndjekur nga dy karaktere apo “digits” hexadecimal. URL-t nuk permbajne hapsire ndermjet tyre. Kodimi Url e zevendeson hapsiren me shenjen “+”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

17 + fifteen =