Çfarë kuptojmë me Hostim?

çfare kuptojmë me hostim

çfare kuptojmë me hostim

Pasi web-faqet dizenjohen dhe zhvillohen në një kompjuter të vetëm, ato duhen transferuar në një server ose host, keshtu që webi të jetë në dispozicion të botës së Internetit. Nje Host është thjeshte nje kompjuter ose server, qe ka shpejtësi të lartë në lidhje me Internetin. Sipas nevojave te atij qe deshiron te hap një web faqe, nje projekt hostimi mund te kushtoje kudo 10 deri 200$ në muaj. Ekzistojnë oferta të ndryshme hostimi të cilat varen nga tipi, sasia dhe popullariteti i web-faqes.

Tipet e ndryshme të hostimit të webit janë:

Hostim Free

Hostimi free (pa pagese) është një shërbim i cili u ofron përdoruesve mundesinë për të ruajtur web-faqet dhe shërbimet media në Internet pa as nje kosto. Duke mos paguar asnjë qinadrkë për këtë sherbim, disa nga ofruesit e sherbimit te hostit ju kerkojnë përdoruesve që të vënë reklamat ose linket në web-faqen e tyre.


Hostimi i ndare (Shared)

Zgjidhja me e mire për një web-site normal të një bisnesi të vogel, është hostimi i serverave që bëjnë share. Web site juaj eshte i vendosur në një nga web serverat shume te shpejte, kjo është ekuivalente sikur te marresh me qera një hapsire zyre. Nje pjese e caktuar e nderteses eshte e juaja, me emrin tuaj ne dere, dhe ju ja besoni sigurine, mirembajtien dhe procesin e menaxhimit menaxherit te nderteses. Kjo e gjitha quhet hostim i ndare “shared” sepse faqja juaj ka domainin e saje psh (www.faqjaime.com). Hostimi i ndare (shared) nuk ka reklama të detyrueshme siç eshte ajo e hostimit free, pra hapsira eshte e gjithe e juaja per tu perdorur sipas deshires.

Hostim i Dedikuar

I njohur gjithashtu si Serveri i Dedikuar. Ky tip hostimi lejon nje webmaster qe te marre me qera një server të tërë. Ky server nuk ndahet/share me ndonje tjeter. Është më fleksibel sesa hostimi i ndare/shared, ku nderkaq webmasterat kane kontroll te plote mbi serverin, duke perfshire zgjedhjen e sistemit operativ, hardwerin etjere. Megjithate administrimi mund të bëhet edhe nga kompanite e hostimit ne qoftëse kjo gjë është e kerkuar nga klienti. Hapsira e diskut – i referohet një sasie hapsire në hardiskun e web serverit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

19 − eight =