Çfarë është Webmaster?

Një Webmaster quhet gjithashtu; një arkitekt i webit (web architect), zhvillues i web-it (web developer), autor ose administrator i website-it. Po ashtu ai është një person përgjegjës për mirëmbajtjen e një ose më shume website-ve. Detyra e webmasterit është të siguroje që web-server-i, hardware-ët dhe software-ët të funksionojnë me sukses pa ndërprerje. Ai gjithashtu merret me dizenjimin e website-it, rigjenerimin dhe rishikimin e web-faqeve, kthimin e pergjigjieve të komenteve të përdoruesve dhe duke ekzaminuar trafikun e  site-it.

Si rregull i pergjithshem webmasterat profesionist  “duhet të jenë shumë të përgatitur në përdorimin e; softwereve për transaksionet në web, softwerëve për procesin e faqes, softwerët për sigurinë“.

 Një webmaster duhet te jete i afte në dijet e përgjitshme në HTML, ku me ane te seciles ben ekspertizen dhe menaxhon te gjitha aspektet e operacioneve ne web. Sipas natyres së website-it dhe përveç menaxhimit të tijë, webmasteri tipik njeh mire gjuhet skriptuese siç janë; JavaScript, PHP dhe Perl. Keto gjuhe mund te kërkohen për të ditur si konfigurohen web-serverat sic jane Apache HTTP Server (Apache) ose Internet Information Services (IIS) dhe njohja e administrimit te tyre.    

Për më tepër webmasterat gjithashtu mund dhe të veprojne si dizenjues të thjeshtë të web-it.

Pergjegjësi te tjera të një webmasteri janë; rregullimi dhe menaxhimi i të drejtave aksesuese të perdoruesve në web-site, paraqitja, optimizimi në motorin  e kërkimit dhe promovimi i tije, gjë e cila bën të mundur rritjen e vizitoreve që navigojne në ketë website. Vendosja e permbajtjeve në vendin e duhur është një ndër detyrat e tjera, por shkruajtja e tyre nuk është detyre e tije.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

fifteen − 12 =